Rreth 9 kilogram drogë të llojit marijuanë është konfiskuar gjatë aksionit të djeshëm policor në fshatrat Gllumovë dhe Gërçec të Sarajit të Shkupit. Sipas MPB-së ky aksion është pjesë e operacionit "Rrjeta" kundër trafikimit të drogës.
Sipas informatave të mara nga Press24 nga burime të policisë, droga është konfiskuar nga dy persona nga fshati Gllumovë-Shkup.
Droga është konfiskuar gjatë transportit tek pagesa rrugore tek Milladinovci.
Droga është konfiskuar gjatë transportit tek pagesa rrugore tek Milladinovci.
Mesiguri, përpos ketyre dy personave, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, janë arrestuar edhe të tjerë.
Nga policia konfirmojnë se ka patur aksion për konfiskim të marihuanës, por nuk japin detaje. (INA)
Nga policia konfirmojnë se ka patur aksion për konfiskim të marihuanës, por nuk japin detaje. (INA)