
Ish-kryeministrja e Tajlandës, Yingluck Shinawatra, si dhe disa anëtarë të familjes së saj janë arrestuar, pasi udhëheqësit e grushtit të shtetit ushtarak kanë forcuar kontrollin e tyre në pushtet.
Yingluck dhe dhjetra politikanë të tjerë nga qeveria e rrëzuar janë thirrur për t’u paraqitur në një bazë ushtarake në Bangkok. Ajo është mbajtur për disa orë e ndaluar dhe më pas është transferuar në një vendndodhje të panjohur deri më tani.
Shefi i ushtrisë, Gjeneral Prayuth Chan-ocha, është takuar thuajse me zyrtarët më të lartë të vendit, duke u thënë atyre se është tepër e nevojshme ndërmarrja e reformave përpara zgjedhjeve të radhës.
Ushtria tajlandeze, të premten, ndaloi mbi 150 figura premtuese të politikës së shtetit të Azisë Juglindore, të largoheshin nga vendi, duke kërcënuar se do të arrestonte cilindo politikan, që do të shkelte urdhrat e tyre. / Top Channel