Serbisë i vdiq edhe "babai"

by Shkupi Press  |  in Rajon at  6:43 PM


Shkrimtari i njohur, akademiku serb, Dobrica Cosic, ka ndërruar jetë, raportojnë mediat serbe.

I njohur si “babai i kombit serb”, ish-kryetari i RFJ-së, vdiq sot në moshën 93-vjeçare, në Beograd.
Ndonëse, zakonisht njihej si ideator i politikave antishqiptare dhe përkrahës i politikave të regjimit të Miloshevicit, Cosic, në një intervistë të fundit për mediat serbe, kishte thënë se Kosova, për Serbinë, është diçka e humbur.
Ai u ka bërë thirrje “rinisë serbe” që të mos humbin kohë më me Kosovën. 

Proudly Powered by Blogger.