Erëza Halimi, Preshevarja në ngjyrat e flamurit kuq e zi në Rumani


Në Edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar për Fëmijë , “Ti Amo”,  në Onesti të Rumanisë, nuk kanë munguar ngjyrat e flamurit tonë kombëtar kuq e zi.
11 vjeçarja Erëza Halimi ka qënë shqiptarja nga lugina e Preshevës e cila është përfaqësuar në këtë eveniment  me flamurin tonë kombëtar.
Në edicion e 19-të të këtij festivali, talenti nga Presheva është prezantuar me këngën  ‘Festivali”. Skënder Halimi i jati dhe njëkohësisht producenti i saj, është shprehur për mediat në Kosovë se “ këngëtarja nga Presheva, është ballafaquar denjësisht me të të gjithë konkurentët e këtij festivali, dhe është kandidatja potenciale për ta fituar atë”.
Në këtë Festival 4 ditor, i cili ka nisur në datë 21 maj, marrin pjesë 26 Shtete të përfaqësuar nga fëmijët. Finalja e tij mbahet sonte në mbrëmje

.