Njihuni me ministren e Jashtme të Republikës së vetëshpallur të Luhanskut. Irina Filatovas i është dhënë posti i ministres në rajonin e Ukrainës lindore, ku nacionalistët rusë janë përpjekur të krijojnë shtete të pavarura nga Kievi.
Caktimi i saj vjen pas Natalia Voroninas, e cila është deklaruar së fundmi si Ministre e Kulturës në Republikën e Donetskut, një shtet tjetër i vetëshpallur në lindje të vendit. Megjithatë, zonjusha Voronia duket se është përpjekur ta rregullojë paraqitjen, kurse zonjusha Filatova duket më pak e shqetësuar.
Thuajse nuk ka ditë që ajo mos të postojë fotografi të vetat nga jeta e saj e mëparshme, para se të ngrihej në lartësi politike të shtetit të ri.
Faqja e Filatovas në rrjetin social rus, “VKontakte”, i ka mirëpritur përdoruesit me një foto profili të ministres së Jashtme, e cila ka veshur një kostum plazhi dhe mban një birrë në dorën e djathtë. Edhe nëse llogaria është e rreme, fotografitë nuk duken të tilla.
Një foto e saj e tregon se ajo është duke folur në një nga konferencat për shtyp në Republikën Popullore të Luganskut. Dy gratë e emëruara duket se po ndjekin gjurmët e Natalia Poklonskaya, Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Krimesë.