Sipas të dhënave të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane, Kosova është vendi i dytë më i varfër në Europë.
Kjo agjenci ka publikuar të dhënat duke u bazuar në të ardhurat vjetore për kokë (GDP). Të dhënat tregojnë se në Kosovë, në fund të vitit të kaluar, të ardhurat ka qenë 7400 euro për kokë.
Sipas këtyre të dhënave, më keq se Kosova në Europë është veç Moldavia, e cila ka një GDP prej 3500 eurosh.
E katërta në këtë listë është Shqipëria, të cilën nga Kosova e ndan vetëm Ukraina.