As të theksuara, as të padobishme

by Shkupi Press  |  in Letërsi at  8:00 AM


Kështu pra, qoftë edhe më këqyrjen e ndonjë pjese të vetme të një libri klasik, ne vëmë re se burimet e rrëfimtarisë, që në të shumtën e herës shembëllejnë me shpikje moderne nga përdorimi largpamës që u bëjnë shkrimtarët bashëkohorë, i përkasin në të vërtetë trashëgimisë romanore, sepse romancierët klasikë i kanë përdorur ato më parë me shumë lirshmëri.

Ajo çka kanë bërë modernët, në shumicën e rasteve, është se kanë lëmuar, kanë tëholluar e zbatuar mundësi të reja, strukur thellë nëpër sisteme rrëfimtare, behur shpesh e më shpesh nga shfaqjet më të moçme shkrimore të trillimtarisë. Në fakt, elementet “e mia” të fshehura nuk janë as të theksuara, as të padobishme, ato luajnë rol të posaçëm për rrëfimin.

Mario Vargas LLOSA


Ndoshta, më i shquari element i romanit është pikërisht ai që hasim te Faltorja e llahtarshme e Faulkner-it, ku “krateri” i rrëfenjës – zhvirgjërimi i rioshes dhe mendjelehtës Temple Drake nga Popeye, horr i zgërlaqur i krisur, me anë të një kalliri misri – është zhvendosur dhe shkrirë në grimca të dhënash, të cilat e shtyjnë lexuesin, ca nga ca e duke shtegtuar në të shkuarën, të bëhet i vetëdijshëm për ngjarjen e lemerishme.
Kjo heshtje e krupshme e pushton mjedisin ku llokoçitet Faltorja: atmosferë egërsie, dhune seksuale, drithërime, paragjykimesh e primitivizmi që i jep Jeferson-it, Memphis-it dhe viseve të tjera të rrëfenjës, karakterin simbolik të universit të së keqes, të zhbërjes së njeriut dhe të rënies së tij, në kuptimin biblik të fjalës. Më shumë sesa një shkelje e ligjeve, përshtypja që na mbetet duke lexuar lebetitë e këtij romani – përdhunimi i Tempullit nuk është gjë para tyre, pasi ka, për më tepër, varje, shkrumbim në zjarr, vrasje të ndryshme dhe një mori e shumëllojshme rëniesh morale – është pra, përshtypja e ngadhnjmit të fuqisë së errët, e një disfate të së mirës përmes një trandeje të përgjithshme plasaritëse, që ia ka dalë mbanë të mbërthejë mbarë tokën.
Gjithë Faltorja përbëhet nga elemente të fshehura. Përpos përdhunimit të Temple Drake, fakte po aq të rëndësishme sa vrasja e Tommy-t dhe e Red-it a pafuqia e Popeye-it, janë së pari heshtje, heqje që i zbulohet lexuesit vetëm retrospektivisht. Ky i fundit, në këtë mënyrë, falë këtyre elementeve të fshehura si hiperbolat, e kupton saktësisht se çfarë ngjet dhe ndërton kronologjinë e njëmendtë të ngjarjeve. Faulkner-i jo vetëm këtu, por në të gjitha veprat e veta qe gjithashtu, një mjeshtër i përkryer i elementit të fshehur... Kështu pra, qoftë edhe më këqyrjen e ndonjë pjese të vetme të një libri klasik, ne vëmë re se burimet e rrëfimtarisë, që në të shumtën e herës shembëllejnë me shpikje moderne, nga përdorimi largpamës që u bëjnë shkrimtarët bashëkohorë, i përkasin në të vërtetë trashëgimisë romanore, sepse romancierët klasikë i kanë përdorur ato më parë me shumë lirshmëri. Ajo çka kanë bërë modernët, në shumicën e rasteve, është se kanë lëmuar, kanë tëholluar e zbatuar mundësi të reja, strukur thellë nëpër sisteme rrëfimtare, behur shpesh e më shpesh nga shfaqjet më të moçme shkrimore të trillimtarisë.

* * *
Para se ta përfundoj këtë letër, ndoshta do t’ia vlente barra qiranë të bëhej një përsiatje e përgjithshme, e vlefshme për të gjitha romanet, mbi një karakteristikë të lindur të gjinisë, nga ku buron mënyra e kutisë kineze.
Pjesa e shkruar e çdo romani është vetëm një grimë a një pjesëz e ngjarjes së rrëfyer: kjo e shtjelluar në tërësinë e saj, me grumbullimin e të gjithë përbërësve të vet pa përjashtim – mendime, gjeste, sende, të dhëna kulturore, materiale historike, psikologjike, ideologjike, etj. etj., që hamendëson e përmban historia “tërësore” – përfshin një lëndë pafundësisht më të gjerë, sesa ajo e dhënë haptas në tekst dhe që asnjë romancier, qoftë edhe më fjalëshumi e i rrëmbyeri, nuk do të qe në gjendje ta shpaloste. Për të nëvizuar këtë karakter pashmangësisht të pjesshëm të çdo ligjërimi rrëfimtar, romancieri Claude Simon, të cilit ia kish ënda të qëndiste ngrefosjet e letërsisë “realiste” për të riprodhuar realitetin, përdorte një shembull: përshkrimin e një pakete cigaresh “Gitanes”. “Cilat elemente duhen përfshirë në këtë përshkrim që ai të jetë realist?”, pyeste Simon-i. Afërmendsh që përmasa, ngjyra, përmbajtja, shkrimi nëpër kapakë, vetë lënda e paketës. A do të qe vallë kjo e mjaftueshme?
Në një kuptim përplotësor, kurrsesi. Do të duhej gjithashtu, për të mos hequr a cënuar asnjë element me rëndësi, që përshkrimi të përmbante të dhëna sa më të hollësishme për mënyrat industriale të prodhimit të kësaj pakete dhe të cigareve që kishte ajo, madje (pse jo?) për sistemet e shpërndarjes dhe të tregtimit që i përcillnin nga prodhuesi deri te konsumatori. Mos vallë përshkrimi “përplotësor” i paketës së cigareve “Gitanes” do të merrte fund me kaq? Sigurisht që jo. Konsumi i cigareve nuk përbën një fakt të veçuar, ai rrjedh nga përparimi i zakoneve dhe i rrënjosjes së modave, lidhet ngushtësisht me historinë shoqërore, me mitologjinë, politikat, mënyrat e jetesës së shoqërisë. Nga një anë tjetër, bëhet fjalë për një praktikë, zakon a ves, tek i cili reklama dhe jeta ekonomike ushtrojnë një ndikim vendimtar dhe që përçon efekte të përcaktuara në shëndetin e përdoruesit. Nuk është, pra, e vështirë të nxirret përfundimi, duke e shtyrë këtë shpallim gjer në caqet e absurdes, që përshkrimi i çdo objekti, edhe i më të papërfillshmit, i shtrirë në një rrafsh përplotësor, çon thjesht e qartas te ky pretendim utopik: përshkrim i mbarë gjithësisë.
Pa dyshim që, po kështu, mund të flitej edhe për trillimtarinë. Në qoftë se një romancier, në çastin kur nis e shtjellon një rrëfenjë, nuk do të vetëmjaftohej me një mori caqesh (e thënë ndryshe, nëse ai nuk do të pranonte t’i fshihte disa elemente), atëherë rrëfenja nuk do të kishte as kokë, as bisht, nuk do të mundte kurrsesi të ndërthurej me të gjitha rrëfenjëzat, për t’u bërë ajo përplotëri magjiplote, univers i pafund përfytyror, ku bashkëjetojnë, lidhur thellësisht vetiu, të gjitha trillimtaritë.
Kështu pra, nëse pranojmë mendimin që një roman – a më mirë të themi, një trillim i shkruar – është vetëm pjesëz e rrëfenjës plotësore, së cilës romancieri gjendet fatalisht i shtrënguar t’i krasitë elemente të panumërta, të tepërta a që mund të lihen mënjanë, paçka se të ndërdukshme në ato çka ai shtjellon haptas, lipset medoemos të dallohen këto elemente të përjashtuara, meqenëse të paspikatura a të padobishme janë elemente të fshehura, të cilave u bën jehonë kjo letër. Në fakt, elementet “e mia” të fshehura nuk janë as të theksuara, as të padobishme.
Përkundrazi, ato janë funksionale, luajnë rol të posaçëm në thurimën rrëfimtare dhe, pikërisht për këtë, shuarja e zhvendosjes së tyre përçon ndikesa në rrëfim, duke kumbuar bujshëm kah anekdota a te pikëpamjet.

* * *
Më së fundi, do të ma kishte fort ënda t’ju përsëris një krahasim, që e kam bërë hera-herës, duke përsiatur për Faltoren e Faulkner-it. Le të themi që rrëfenja “e plotë” e një romani (e përbërë nga elemente të përfshira a të hapura) është një kub. Dhe që çdo roman i veçantë, me t’u qëruar elementet e tepërta e ato të hequra shpengueshëm, për të përfituar një efekt të përcaktuar, të nxjerrë nga ky kub, merr një trajtë të përcaktuar: ky objekt, kjo skulpturë, pasqyrojnë origjinalitetin e romancierit. Trajta e tij është gdhendur me ndihmën e mjeteve të ndryshme, por pa as më të voglin dyshim, njëri nga më të përdorurit e tejet i vlefshëm për këtë punë, ai i tëharrjes së përbërësve, gjersa ravijëzohet profili i figurës së hijshme e bindse që na bën për vete, është pikërisht elementi i fshehur (nëse nuk keni ndonjë emër tjetër më ngasës, për t’i vënë këtij mjeti).


Përktheu Luan Canaj

(VIDEO) Shikojeni se sa dridhje shkaktoi një tërmet 6,4 ballë Rihter në Greqi dhe Turqi!

by Shkupi Press  |  in Video at  9:10 PM

Një tërmet me magnitudë 6,4 ballë Rihter u regjistrua sot në mëngjes në brigjet e ishullit Limnos në detin Egje në verilindje të Greqisë.
Tërmeti u ndje gjithashtu edhe në disa lokalitete në brigjet perëndimore të Turqisë.
Këtu do të mund të shikoni disa video amatore që qarkullojnë në rrjetet sociale që i frekuentojnë grekët dhe turqit.

E RRALLË: Histori e pabesueshme dashurie në mes një gomari dhe një dhie (VIDEO)

by Shkupi Press  |  in Video at  8:55 PM

Dashuria miqësore ndërmjet njerëzve ka qenë gjithmonë një emocion shumë i bukur. A besoni se një dashuri e tillë ekziston edhe te kafshët.Nëse dyshoni, atëherë shikojeni videon!

Pamje brenda fshatit të Lazaratit

by Shkupi Press  |  in Video at  7:52 PM

Teksa flitet për hashash në Shqipëri është e vështirë të mos përmendet dhe fshati Lazarat, aty ku për më shumë se dy dekada kultivimi i kësaj bime mbetet biznesi fitimprurës për banorët e zonës si dhe grupet kriminale të narkotrafikut.

Kjo ka një shpjegim, pasi aty hashashi është bima e cila kultivohet nga fara e deri në procesin final të boçeve, të cilat arrijnë në treg me vlerën 300 euro për kilogram. Një grup i xhirimit të “A1 Report” ka mundur të futet në brendësi të fshatit, duke ju ofruar pamje ekskluzive të cilat flasin qartë se Lazarati dhe banorët e tij vazhdojnë të pa shqetësuar nga askush kultivimin e drogës, ndërsa nga kreu i kësaj komunë Dasho Aliko nuk ka asnjë denoncim.

Në oborret e banesave të lazaratësve, pamjet tregojnë se janë me qindra e mijëra vazo me ngjyrë të kuqërremtë që janë të mbjella plot me fidanë, e “në pak ditë këto fidanë do të dalin për mbjellje”, në parcela deklarojnë jashtë kamerave banorët e zonës.

Në pamje nuk mungojnë as bidonët me pleh apo depozitat e ujit që nevojiten për kultivimin e fidanëve.

Pamja është thuajse e njëjtë në të gjitha shtëpitë e fshatit ku me mure të larta për të shmangur vështrimet nga lëvizjet nëpër fshat, secili nga ato banorë ka krijuar oazin e tij, duke kultivuar i paprekur fidanët.

Ndërsa në pamjet e fokusuara, shihet që fidanët janë të vendosur në qese plastmasi me ngjyrë të zezë dhe janë pozicionuar mbi tarracë ku dhe dielli bie më shumë.

Një ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se të hënën nis procesi i monitorimit me avionë nga ajri të territorit për identifikimin e zonave të mbjella me hashash, ndërsa pamjet e “A1 Report” tregojnë se procesi në Lazarat vazhdon.

Grupi Xhirimit nga Tv “A1 Report” mundi të sjellë këto pamje ekskluzive të cilat krijojnë një panoramim të situatës aty ku nuk mungojnë, vazat e plehut, depozitat e ujit, punëtorët, dhe gjithçka që nevojitet për të rritur drogën, zv.drejtori i policisë Sokol Bizhga pak kohë më parë deklaronte se “hyra në fshat, piva një kafe me banorë të zonës dhe nuk pashë të kishte drogë!”.
Për grupin e xhirimit të “A1 Report” banorët e zonës dhe punëtorët që prej pak ditësh kanë nisur sezonin e dytë të punës në Lazarat deklarojnë, se niveli i mbjelljes ka rënë paksa por ata punojnë të pashqetësuar nga askush përfshi këtu dhe policinë pasi sipas tyre në fshat nuk ka polici.  

Ujk më të madh se ky nuk keni parë asnjëherë! (VIDEO)

by Shkupi Press  |  in Video Plus at  6:42 PM



ÇUDI E MADHE, O ZOT! Ky njeri qan me gjak e jo me lot!

by Shkupi Press  |  in Video at  6:17 PM

Në videon ,e cila me shpejtësi të jashtëzakonshme po shpërndahet në rrjetin social,  shihet njeriu i cili nga shkaqe të panjohura qan dhe në vend të lotëve nga sytë i del gjak. Këtë vendin ku është filmuar kjo video,  vendasit e quajnë “Brdo Ukazanja”  (Kodra e rrëfimeve) dhe ndodhet në Bijakoviq, në afërsi të Mostarit. Grupi që e kanë vizituar këtë vend dhe që kanë filmuar këtë njeriun që derdh gjak nga sytë, janë turistë italianë, ose kanë ardhur enkas aty në pelegrinazh , ashtu siç vizitohen shumë vende në botë që mbahen si  të shenjta.

Shikojeni videon dhe vlerësojeni vetë se a është autentike, apo e stisur. /tetovanews.info

PERANDORI I MEKSIKËS / Një ditë në sarajet e beut të Vlorës më 1853/ Takoi edhe Ismail Qemalin, asokohe 9-vjeçar

by Shkupi Press  |  in Top Lajm at  5:19 PM


Një djalosh 21-vjeçar, në verën e vitit 1853, vizitoi Shqipërinë, apo vendin e egër - siç e quan ai - që shtrihej në kufijtë e civilizimit të asaj kohe. Quhej Ferdinand Maximilian, Arkiduka i Austrisë, që më vonë do kurorëzohej Perandor i Meksikës. Mbresat e udhëtimeve të shumta, që ai ndërmori nga viti 1851 e më pas, përfshi edhe udhëtimin në Shqipëri, do t’i shërbenin për të shkruar veprën voluminoze; “Kujtime të jetës sime”, ku një kapitull i gjatë i kushtohet Shqipërisë. Këto shënime, në formën e një ditari, po i botojmë për herë të parë të përkthyera në shqip

Nga Darling Ismail Vlora

Historia e lashtë e popullit tonë, më të vjetrit në Ballkan, luftërat shekullore të tij për të jetuar i lirë, sjellja karshi miqve dhe armiqve, doket e zakonet, paraqitja fizike, por edhe peizazhi i mrekullueshëm, ku ky popull trim e liridashës ka jetuar në shekuj, gjithmonë ka tërhequr artistë nga e gjithë bota e nga çdo fushë, kronistë, diplomatë, etj., shumë prej të cilëve, nga më të shquarit e kohës, si Evliya Çelebi, Hammer-Purgstall, William Martin Leake, Lord Byron, John Galt, John Hobhouse, Luis Dupré, Johann Georg von Hahn, Edward Lear, Hyacinthe Hecquard, Antonio di San Giuliano, Edith Durham, Antonio Baldaçi, Justin Godard, Maximilian Lambertz, Franz Babinger, Luigi Ugolini, etj., etj., na kanë lënë trashëgim vepra dhe dokumente të çmuara, të cilat na ndihmojnë për të plotësuar boshllëqet, apo veprimet dashakeqe që na la koha. Në këtë grumbull të stërmadh personazhesh të shquar ndeshesh me emrin e një djaloshi 21-vjeçar, i cili në verën e vitit 1853 vizitoi vendin tonë, apo vendin e egër - siç e quan ai - që shtrihej në kufijtë e civilizimit të asaj kohe. Në fund të udhëtimit të tij, përgjatë bregdetit piktoresk shqiptar, ai vizitoi edhe Vlorën. Ky djalosh i ri, kurajoz, besimtar, i apasionuar pas natyrës dhe detit, që për të shuar dëshirën e tij kish marrë nën komandë anijen e luftës austriake “Minerva”, nuk ishte shkrimtar, piktor apo turist dokudo, por Ferdinand Maximilian, Arkiduka i Austrisë, që më vonë do kurorëzohej Perandor i Meksikës. Mbresat e udhëtimeve të shumta, që ai ndërmori nga viti 1851 e më pas, përfshi edhe udhëtimin në Shqipëri, do t’i shërbenin për të shkruar veprën voluminoze “Kujtime të jetës sime”, e cila u botua në gusht 1867, dy muaj mbas vdekjes së tij tragjike.
Në kapitullin e gjatë, dedikuar Shqipërisë, duke folur që në fillim mbi qëllimin e këtij udhëtimi, Maximiliani përshkruan me pasion përshtypjen e bukur që i la bregdeti ynë dhe ndalesat që ai bëri në disa prej qyteteve bregdetare, ku pati rastin të vëzhgonte nga afër mënyrën e jetesës, kontrastet dhe interesat e njerëzve që në shekuj kishin banuar në to. Sipas shënimeve të tij, ky udhëtim përkoi me ditët e fundit të korrikut, deri më 21 gusht 1853, kur Arkiduka, herët në mëngjes u largua nga Vlora, duke përfunduar kështu udhëtimin e tij në Shqipëri.
Në atë periudhë, Vlora administrohej nga Mahmud bej Vlora (1814-1866), i ati i Ismail Qemalit. Duke qenë se Mahmud beu ndodhej në Thesali, për të zmbrapsur andartët grekë, të cilët, nën komandën e gjeneralit Theodoros Grivas (1797-1862) kishin depërtuar në tokën shqiptare, administrimi i Vlorës, sipas zakonit të atëhershëm, i kishte kaluar përkohësisht kushëririt të tij, Selim Pashë Vlorës (1820-1875), një ndër udhëheqësit e shquar të kryengritjes popullore kundër reformave të Tanzimatit (1847-48) (1).
Selim Pasha, Beu i Vlorës, siç shënon Maximilian-i, i bëri vizitë Arkidukës, në anije, po atë mbrëmje. Në grupin e shoqërimit, edhe pse 9-vjeçar, ishte edhe nipi i tij, Ismail Qemali, syrit kureshtar të të cilit nuk do t’i shpëtonin detaje të kësaj vizite të rrallë dhe të famshme për të cilën, shumë vite më pas, do shënonte: “Duke qenë i vetmi mashkull i familjes, megjithëse shumë i ri, xhaxhai më mbante gjithnjë pranë, ndaj bëra pjesë në delegacionin zyrtar, që i bëri vizitë Arkidukës në bordin e një anije lufte austriake. Arkiduka na priti në një sallon të mobiluar në mënyrë të përsosur, së bashku me komandantin, oficerët e anijes dhe shpurën e tij, duke na bërë një përshtypje të madhe me sjelljen magjepsëse dhe pamjen fizike. Arkiduka ishte një djalë i bukur, rreth 20 vjeç, me tipare delikate, dhe bënte një përjashtim nga familja e Habsburgëve...”(2).
Më 20 gusht, shoqëruar nga një shpurë e madhe dhe e mrekullueshme(3) Maximilian-i zbriti në Vlorë. Fillimisht ai vizitoi kalanë e Skelës, e cila fatkeqësisht tashmë është zhdukur krejtësisht. Kalaja e Skelës, ndërtuar më 1531, nga Sulltan Sulejmani I (1494-1566), kishte formën e një poligoni tetë brinjësh, ku shquhej “mjeshtëria e otomanëve”(4). Pasi vizitoi kalanë, nëpërmjet rrugës që lidhte portin me qytetin, Maximilian-i u drejtua për në sarajet e Vlorajve. Selim Pasha e shoqëroi mysafirin e shquar në sallonin e madh të Selamllëkut, pikërisht në atë sallon ku më 28 nëntor 1912, u mbajt Kuvendi i Vlorës dhe u Shpall Pavarësia e Shqipërisë.
Sarajet e bukura të Vlorajve(5), siç vërente Edward Lear gjatë vizitës që bëri në Vlorë, në tetor 1848, atë kohë ishin dëmtuar për arsye se, pas shtypjes së kryengritjes së Tanzimatit, Vlorajt, si udhëheqës kryesor të saj, u internuan, së bashku me familjet.
Në vend të tyre, qeveria qendrore e Stambollit caktoi një Guvernator turk, i cili qëndroi në Vlorë gjatë viteve 1848-51, dhe jetoi në sarajet e tyre. Më 1851 Mahmud bej Vlora u lirua nga internimi dhe u kthye në Vlorë, së bashku me familjen. “Kthimi ynë, - kujton Ismail Qemali, - u bë sinjali i largimit të menjëhershëm të Guvernatorit të zonës dhe administrimi i rajonit i kaloi sërish babait tim, si kryetar i familjes. E gjetëm shtëpinë tonë thuajse të shkatërruar. Gjatë mungesës shtëpia ishte zënë nga guvernatori, i cili sapo mësoi lajmin e kthimit tonë, shkatërroi gjithçka dhe mori me vete çdo gjë që kishte vlerë”(6).
Nga sarajet e Vlorajve, Arkiduka vazhdoi shëtitjen nëpër qytet dhe u ngjit në Teqenë e KuzBabait e po atë natë, u largua nga Vlora. Të nesërmen, 21 gusht 1853, herët në mëngjes, anija e tij u drejtua në brigjet e Dalmacisë, drejt shtëpisë, duke përfunduar kështu misionin e tij në tokën shqiptare.
Shënimet e tij mbi Shqipërinë dhe Vlorën, ndoshta jo shumë të pasura, janë reale dhe na sjellin, në mos më shumë, një panoramë interesante të atyre viteve të largëta, ashtu siç ishte në të vërtetë edhe vizita e tij.
Qershor 2008


1, “The Memoirs of Ismail Kemal Bey”, edited by Sommerville Story, London (Angli) 1920, f.15;
Eqrem bej Vlora “Kujtime”, Vëllimi I-rë, Tiranë 2001, f.157; f.314.
2/3, “The Memoirs....”, f.16; po aty.
4, Evlija Çelebi “Shqipëria para tre shekujsh” (përkthyer nga Sali Vuçiterni), Tiranë 2000, f.71.
5, Edward Lear: “Journals - Landscape painter in Albania, &c.”, London (Angli) 1851, f.215.
6, “The Memoirs...”, f.13.


Perandori
Ky djalosh i ri, kurajoz, besimtar, i apasionuar pas natyrës dhe detit, që për të shuar dëshirën e tij kish marrë nën komandë anijen e luftës austriake “Minerva”, nuk ishte shkrimtar, piktor apo turist dokudo, por Ferdinand Maximilian, Arkiduka i Austrisë, që më vonë do kurorëzohej Perandor i Meksikës
Edhe Ismail Qemali
 Selim Pasha, Beu i Vlorës, siç shënon Maximilian-i, i bëri vizitë Arkidukës, në anije, po atë mbrëmje. Në grupin e shoqërimit, edhe pse 9-vjeçar, ishte edhe nipi i tij, Ismail Qemali, syrit kureshtar të të cilit nuk do t’i shpëtonin detaje të kësaj vizite të rrallë


Mbresa udhetimi
Mbresat e udhëtimeve të shumta, që ai ndërmori nga viti 1851 e më pas, përfshi edhe udhëtimin në Shqipëri, do t’i shërbenin për të shkruar veprën voluminoze “Kujtime të jetës sime”, e cila u botua në gusht 1867, dy muaj mbas vdekjes së tij tragjike


Kujtimet
Më vonë Ismail Qemali do shënonte: “Duke qenë i vetmi mashkull i familjes, megjithëse shumë i ri,
xhaxhai më mbante gjithnjë pranë, ndaj bëra pjesë në delegacionin zyrtar, që i bëri vizitë Arkidukës në bordin e një anije lufte austriake






Në sarajet e beut të Vlores

nga Maximilian I, Perandor i Meksikës

“...Korrik 1853 


Në kufijtë e civilizimit të këtyre viteve gjendet një vend i egër, që mban emrin harmonioz Albania. Në qytetet e tij të drunjta, turqit, derrat e egër dhe shumë të krishterë katolikë jetojnë në një kontrast të dukshëm dhe në një konflikt të përhershëm, sikur duan të bëjnë gara me njëri-tjetrin; sjellje që në vetvete, nuk ka asnjë kuptim. Ashtu si në kohën e Dioklecian-it, mesha mbahet nën një ankth të frikshëm dhe qirinjtë e altarit, po si atëherë, shërbejnë për t’i bërë dritë këtij vend-takimi të errët të besimit. Pikërisht, për t’i dhënë këtyre të krishterëve të varfër një lloj mbështetje morale dhe për të vëzhguar më nga afër mënyrën e tyre të jetesës, korveta “Minerva”, nën komandën time, ndërmori një udhëtimin në këto ujëra.
Misioni që ne ndërmorëm do të kishte qenë edhe më efikas, në qoftë se kushtet dhe situatat e kohës do të na kishin lejuar të vepronim më energjikisht, por në të vërtetë nuk rezultoi edhe aq i këndshëm, për vetë faktin se episodet e gjakshme të Smyrna-s (Izmir), që sapo kishin ndodhur, ku çdo pjesë e Turqisë po kalonte momente frike dhe pasigurie, bënë që arritja jonë në këto brigje të shikohej me xhelozi dhe dyshim, si të huaj prej të cilëve duhet të prisje veçse përbuzje. Në të tilla kushte, vizita jonë në Shqipëri kërkonte shumë kujdes, energji dhe maturi, pasi parashikohej se mund të ndeshnim në pengesa dhe pakënaqësi, të cilat i kishim hasur edhe gjatë udhëtimit që kishim bërë, po atë vit, në Kostandinopojë, në Azinë e Vogël, në Tokën e Shenjtë dhe në Egjipt mirëpo, rrethanat politike na penguan për të realizuar qëllimin tonë...

19 Gusht 


Gjatë natës, tempulli përballë bregut me ornamentet e tij fantastike dhe piktoreske u zhduk në errësirë dhe anija jonë luftarake ju rikthye sërish rregullit rigoroz ushtarak... Në orën 8 të mëngjesit filluam lundrimin... Atë ditë lundruam me një erë të fortë, gjithsesi më shpejt sesa avullorja e Lloyd-it, përgjatë bregdetit piktoresk të Vlorës dhe në orën 4 të pasdites ankoruam në 21 këmbë ujë.
Bregdeti i Vlorës është një peizazh i bukur natyror. Përgjatë Kepit të Triportit shtrihet një brez i gjelbër, ndërsa përtej fushës ngrihet një mal i lartë dhe i rregullt, në bazë të të cilit është ngritur qyteti i Vlorës. Pas malit shikohet të ngjitet përpjetë një grykë dhe diku në të majtë të kësaj lartësie, duket një xhami e vogël e rrënuar. Përpara se të arrish në qytet, në zonën e plazhit dhe menjëherë pas Doganës, ndodhet një fortesë e madhe, tashmë gërmadhë, ku thuhet se një princ i Hohenstaufen të jetë strehuar, sulmuar dhe vrarë. Në drejtim të Jugut, nga ku ka ankoruar korveta jonë, shikohen disa male të errët e të mrekullueshëm që rrethojnë gjirin, i cili është i lëmuar si një pasqyrë, pamje që më sjell ndërmend malet melankolik përreth liqeneve të Austrisë së sipërme. Në Perëndim ndodhet Kepi i Gjuhëzës, i cili mbyll gjirin, duke e projektuar kështu shumë larg në det, ndërsa përballë tij gjendet ishulli tepër i thepisur i Sazanit.
Gjatë asaj dite na vizitoi agjenti ynë konsullor, i cili përpiqej të sillej si një dipllomat i vërtetë dhe imagjinonte veten, siç bëjnë në përgjithësi burrat, të ishte qendra e botës, njëkohësisht imagjinonte që mirëqenia e saj varej nga sjellja politike e Vlorës. Por në përpjekjet e tij për të evidentuar vetveten, siç bëri edhe bretkosa e përrallës, ai u tejkalua nga një aventurier prusian, që me sa dukej, ishte shumë më dhelparak nga ç’mendonte ai. Prusiani ishte një doktor turk dhe e mbante veten si miku personal i Beut dhe dukej të ishte një njeri i rëndësishëm në Vlorë. Ai na bëri ftesë në emër të Pashait; porositi në emër të Pashit; prezantoi vetveten në emër të Pashait, ndërsa përfaqësuesi ynë i gjorë, i cili nuk zotëronte një mënyrë kaq elokuente të foluri, filloi të shfryhej ashtu si një jastëk ajri londinez që i është liruar pipthi dhe siç ndodh gjithmonë në tilla situata, i pacipi fitoi. Kështu që, prusiani, me të folurën e tij, na mbërtheu të gjithëve në mënyrë perfekte duke bërë për vete edhe agjentin tonë konsullor. Më vonë krijova bindjen se ai ishte një intrigant dhe mjaft i rrezikshëm, por ky intrigant ishte një njeri i veprimit dhe falë situatës që ishte krijuar në Turqi, ai kishte arritur të behej drejtor i punëve në Vlorë. Prandaj, për nevojat tona, vendosëm të merremi vesh për çdo gjë me të. Informuam prusianin mbi të gjitha kërkesat dhe dëshirat që kishim, kështu që rivalit të tij, agjentit tonë konsullor, nuk i mbeti gjë tjetër vetëm t’i përmbahej etiketës diplomatike. 


“ F e r d i n a n d   Maximilian”, nga Franz Xaver   Winterhalter  (1805-1873)


20 Gusht 


Paradite erdhi për vizitë Beu i Vlorës, një burrë i pashëm dhe i ri, i cili e kishte marr “llustrën” në Kostantinopojë. Gjatë prezantimit me të, agjenti ynë konsullor, qëndroi pas nesh, si në hije, pasi dhelparaku Reinecke (prusiani), servil dhe i djallëzuar, veproi si përkthyes duke i mbajtur fjalët e para me gojën vesh më vesh. Vendosa që atë pasdite t’i ktheja vizitën Beut. I shoqëruar nga një shpurë e madhe zbrita në breg, ku Beu, me njerëzit e tij, kishte dalë për të na pritur. Një hamshor arab madhështor, me një shalë të shkëlqyer lëkure ariu, ishte përgatitur enkas për mua. Vizituam fortesën që përmenda më lart, e cila tashmë ishte vetëm një hapësirë e madhe dhe e zbrazët, me disa mure rrethues, dhe që jo shumë kohë më parë, kishte shërbyer si spital. Vazhduam të ecim më tutje, përmes një hapësire të mbuluar nga fusha dhe pemë, drejt pjesës Lindore të qytetit. Përgjatë rrugës binin në sy xhamitë, e rrethuara nga plantacione dhe shtëpi të vjetra duke arritur kështu tek pallati i Beut, familja e të cilit ka drejtuar këtë vend për një kohë të gjatë. Pallati i tij është një ndërtesë e vjetër druri në stil tërësisht turk, me shkallë dhe dritare të shumta, mbuluar me rrjeta hekuri. Kulmet e çative të harkuara janë pikturuar ose zbukuruar me figura groteske, peizazhe dhe arabeska...
Pallati ngrihet në një hapësirë të madhe, rrethuar me mur, në hyrje të të cilit është një kullë-roje. Beu nuk është i martuar, kështu që pallati i dytë, Haremi, është bosh dhe pothuajse i rrënuar. Për Beun thuhet që ka një lidhje europiane me gruan e një francezi, i cili nuk e kundërshton këtë gjë, meqenëse kështu favorizohet pozicioni i tij në Vlorë. U drejtuam për tek divani nëpërmjet një shkalle druri që kërciste. Divani, në këtë rast, i korrespondon sallonit të pritjes tek ne. Në një ambient mjaft të këndshëm, ulur këmbëkryq mbi shilte luksoze, pimë së bashku duhan dhe kafé. Megjithëse fliste një gjuhë të huaj për ne, Beu na i bëri të gjitha nderimet me një mënyrë mjaft të këndshme. Prusiani (Reinecke), u ul në të djathtë të Beut, me vëllain e vet, konsullin e nderuar, të të plotfuqishmes Angli; megjithatë, ai ishte një njeri i paedukuar dhe më pak dinak se i vëllai.
Sapo u ulëm, duke shkëmbyer disa fjalë të vendit, një turk me çallmë e mjekër të bardhë hyri nxitimthi në dhomë, dhe me një nënqeshje paksa mburrëse, u prezantua si një njëqindvjeçar i cili, 70 vjet më parë, kishte qenë tregtar në Trieste. Gjithsesi, ai ishte një kuriozitet i gjallë dhe interesant i Vlorës, Nestori i privilegjuar i qytetit, i cili e kishte parë Triesten kur ajo ishte e ngritur në mes të pyjeve, e rrethuar nga kënetat dhe e famshme si një çerdhe hajdutërish dhe vend piratësh. Burri i imët, pavarësisht nga mosha, ishte akoma i freskët dhe mjaft aktiv dhe mbi të gjitha, dukej që ruante akoma shpirtin e humorit.
Nga shtëpia e tij, nëpërmjet qytetit, i cili kishte disa vende mjaft piktoreske, rrethuar me plantacione, Beu na shoqëroi tek xhamia e ngritur mbi rrethinat. Ajo ndodhej në fund të varrezave dhe kishte një pamje të mrekullueshme mbi fushën, detin, malin dhe qytetin konfuz Oriental. Kjo xhami e vogël, edhe për turqit, është e famshme për një legjendë, sipas së cilës, një Shenjtori, nuk e kam idenë sepse, i kishin prerë kokën në atë vend. Koka e tij mbeti në vendin e ekzekutimit, ndërsa trupi u varros aty ku sot ngrihet xhamia. Shenjtori, i vendosur për të ruajtur integritetin e tij, në sytë e çuditur dhe të tmerruar të vlonjatëve, vrapoi përgjatë grykës, e mori kokën e tij dhe e mbajti atë nën sqetull si një kungull. Këtë legjendë po na e tregonte Reinecke, i cili ishte tepër i kënaqur me aftësinë e tij për të bashkëbiseduar me një gjerman...
Përgjatë kthimit, në rrugicat e rëndomta të qytetit, vizitova kishën e veçuar greke, një godinë relativisht e madhe, por e pisët, në stilin tipik të të gjithave kishave greke. Këtu na shoqëroi një prift i fisëm grek, i bukur si një Apollo dhe me të gjitha karakteristikat greke dhe sytë të zinj të mrekullueshëm. Në Vlorë nuk kishte asnjë kishë katolike dhe At Negri i Durrësit, mundohej të mbante gjallë shpirtin kristian të katolikëve të Vlorës, duke i dhënë atyre mbështetje shpirtërore.
U ndamë nga Beu, Reinecke dhe nga gjithçka tjetër brenda mureve të qytetit, dhe mbi kuaj vazhduam rrugën për tek korveta jonë e dashur. Diku larg, krenare, shihej varka ime e mirë angleze, trashëgimia më e vlefshme e mikut tim të ndjerë K... Ajo drejtohej nga 4 rremtarët më të mirë dhe shkonte mbi valë si një dallëndyshe. Megjithatë, mendoj që megjithëse fitimtarë, këta burra nuk kishin rremuar mirë ose aq shpejt sa duhej dhe si një ndëshkim atyre iu desh të rremonin bashkë, në të njëjtën varkë, nga mesnata deri në orën një të mëngjesit.
Ajo ishte një nga ato mesnata fantazmë ku deti, nën shkëlqimin e argjendtë të hënës, nuk mund të turbullohej as nga një frymëmarrje dhe një erë misterioze frynte mbi valë si një vello e bukur, ku malet të shfaqeshin me dyfishin e lartësisë së tyre, yjet dyfish më të shkëlqyeshëm; ku ledhatimi i lehtë i rremave mbi sipërfaqen e ujit dukej mjaft i largët, dhe njeriu ndjehej kaq në ankth, kaq i izoluar, por gjithsesi shumë i pavarur. Akoma sot e kësaj dite mbeti si një rebus tek marinarët përse komandanti i tyre urdhëroi këtë ekskursion në këtë orë fantazmë.
Patëm dëgjuar disa pëshpëritje rreth një dhurate me ushqime që Beu donte të na jepte, por këtë pikë dëshiroj ta anashkaloj. Në këtë zakon intolerant të Lindjes, unë e kisha bindur vetveten që Vlora nuk zinte asnjë lloj rëndësie dhe vlere në pikëpamjen e çështjes katolike. Herët në mëngjesin e 21 gushtit filluam përgatitjet për udhëtimin drejt shtëpisë, në bregdetin dalmat.
Ndërkohë që era e lehtë po na shoqëronte në ngritjen e spirancës, diku larg nga bregu, dëgjuam zhurmën e bagëtisë që Beu donte të na dhuronte. Gojët e njerëzve mund edhe të kenë folur, por në të vërtetë unë isha shumë i kënaqur që nuk pata asgjë që të më lidhte me Shqipërinë turke. Shqipëria është një vend shumë premtues për të ardhmen, por për momentin pasuria e saj konsiston në konflikte dhe keqkuptime midis qyteteve të saj, njerëzve të saj dhe pyjeve të derrave të egër...”.

Përktheu, nga versioni anglisht (Londër, 1868): Evis Golja





Kush ishte Ferdinand Maximilian Joseph (1832-1867)

Lindi në Schönbrunn (Vjenë-Austri), djalë i dytë i Arkidukës Franz Karl i Austrisë (1802-1878) dhe i Princeshës së Bavierës, Sophie (1805-1872); Vëlla i Franz Joseph-it (1830-1916), Perandor i Austrisë (1848-67) dhe Perandor i Austro- Hungarisë (1867-1916). I apasionuar pas marinës, Maximilian-i hyri në karrierën ushtarake duke arritur shumë shpejt grada të larta. Edhe pse i ri, dha një kontribut të rëndësishëm në rikonstruktimin e portit të Triestes (atëherë pjesë e Perandorisë Austro- Hungareze) dhe në krijimin e Flotës ushtarake detare. I tërhequr nga idetë përparimtare të kohës, u shqua si liberal dhe më 6 shtator 1857, u vendos në Milano, emëruar mëkëmbës i Mbretit në Mbretërinë Lombardo-Veneto, që në atë kohë varej nga Perandoria Austriake, ku ndoqi një politikë reformiste, që konsistonte në një
autonomi të gjerë administrative të Mbretërisë. Mirëpo, për të vënë në jetë reformat e tij, ndeshi gjithmonë në kundërshtimet e vazhdueshme të Vjenës. Më 20 prill 1859, tashmë i martuar me Princeshën Charlotte (1840-1927), vajza e Mbretit Leopold I të Belgjikës (1790-1865), Maximilian-i u largua nga Mbretëria Lombardo- Veneto dhe jetoi kryesisht në Trieste. Më 1863, pas pushtimit të Meksikës nga trupat ushtarakë francez, një plebishit popullor rrëzoi nga pushteti Presidentin Benito
Juàrez (1806-1872) dhe shpalli rikrijimin e Perandorisë Meksikane. Një komision meksikan shkoi në Trieste për t’i ofruar Maximilian-it kurorën, duke i paraqitur një dokument në të cilin shprehej dëshira e popullit meksikan për të pasur një sovran europian. Nga ana tjetër, Maksimilian-i mendohej si kandidati ideal për kr- Edhe Ismail Qemali Selim Pasha, Beu i Vlorës, siç shënon Maximilian-i, i bëri vizitë Arkidukës, në anije, po atë mbrëmje. Në grupin e shoqërimit, edhe pse 9-vjeçar, ishte edhe nipi i tij, Ismail Qemali, syrit kureshtar të të cilit nuk do t’i shpëtonin detaje të kësaj vizite të rrallë ijimin e një monarkie të moderuar. Duke pasur edhe mbështetjen e Perandorit të Francës, Napoleon-it III (1808-1873), Maximilian-i e pranoi ofertën meksikane dhe më 28 maj 1864, zbarkoi në Veracruz. Që në fillim të mbretërimit të tij, edhe pse ndoqi një politikë përparimtare, ndeshi në vështirësi të mëdha të krijuara nga liberalët meksikanë të cilët, nën udhëheqjen e ish-Presidentit Juàrez, refuzuan ta
njihnin si Perandorin e tyre dhe vazhduan luftën kundër trupave franceze. Pas përfundimit të Luftës Civile (9 prill 1865), Amerika filloi t’i furnizojë me armë revolucionarët meksikanë. Rritja e forcës revolucionare si dhe qëndrimi i Amerikës, detyroi Napoleon-in III që më 1866, të tërhiqte trupat ushtarakë nga Meksika. Edhe pse largimi i trupave francezë ishte një goditje e rëndë për Perandorin e ri,
Maximilian-i, për të mos abandonuar mbështetësit e tij, refuzoi të largohej nga Meksika. Në shkurt 1867 ai u tërhoq në Querétaro, ku rezistoi i rrethuar për disa javë rresht. Më 15 maj, në një tentativë për të çarë rrethimin, u arrestua dhe nga një trup gjykues ushtarak, u dënua me pushkatim. Me gjithë përpjekjet e shumë sovranëve të Europës dhe figurave të shquara liberale të kohës (midis të cilëve

shkrimtari i famshëm francez Victor Hygo), të cilët kërkuan që Maximilian-it t’i falej jeta, Juàrez nuk pranoi, me qëllim që ky ekzekutim të shërbente si model për të dëshmuar se Meksika nuk do toleronte më asnjë qeveri të vendosur nga fuqitë e huaja. Dënimi u ekzekutua më 19 qershor 1867. Së bashku me Perandorin u ekzekutuan edhe dy gjeneralë të tij: Miguel Miramon (1831-1867) dhe Tomas Mejia (1820-1867). Trupi i Maximilian-it u balsamos dhe më pas u dërgua në Vjenë./milosao

“Ekzekutimi i Maximilian-it I të Meksikës”, nga Edouard Manet (1832-1883)

Panairi i librit në Kroaci, prezantim i veçantë për shkrimtarët bashkëkohorë shqiptarë

by Shkupi Press  |  in Kultura at  4:40 PM

Letërsia dhe Politika: Sa mirë e njohim njëri-tjetrin? Sa kemi harruar në lidhje me njëri tjetrin dhe veten tonë?”, është motoja e këtij viti i Panairit të shtatë të Librit dhe Festivalin e Shkrimtarëve Vrisak, që po mbahet në Rijeka, Kroaci nga data 22-25 maj 2014.
Sipas njoftimit zyrtar,  Shqipëria dhe Kosova marrin pjesë në këtë festival me autorët  Lindita Komani, Blerina Rogova Gaxha, Beqë Cufaj, Ilir Gjecaj, Gazmend Krasniqi.
Panairi i Librit dhe Festivali autorëve Vrisak është një prej festivaleve më të njohur në rajonin e Ballkanit Perëndimor e që siguron një shkëmbim të rëndësishëm kulturor dhe artistik mes Europës Lindore, vendeve të Ballkanit dhe bregut lindor të Adriatikut. Festivali do të prezantojë autorë bashkëkohorë të rajonit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Serbia.


Këtë vit organizatorët kanë rezervuar një prezantim të veçantë të shkrimtarëve bashkëkohorë nga Shqipëria. Pjesëmarrja e autorëve shqiptarë në këtë Panair bën të mundur që letërsitë e vendeve pjesëmarrëse në këtë iniciativë të komunikojnë më gjerë duke nxitur në këtë mënyrë bashkëpunimin e integrimin mes kulturave tona

(FOTO, VIDEO) Shikojeni: Tëmeti i fuqishëm i njerrë turqin nëpër rrugë.Lëndohen mbi 30 persona!

by Shkupi Press  |  in Turqia at  3:03 PM

Një tërmet me magnitudë 6,4 ballë Rihter u regjistrua sot në mëngjes në brigjet e ishullit Limnos në Detin Egje në verilindje të Greqisë. Tërmeti u ndje gjithashtu në disa lokalitete në brigjet perëndimore të Turqisë, në Bullgari dhe në jug të Serbisë.

Agjencia turke e lajmeve Dogan, njoftoi se tërmeti ka dëmtuar shumë shtëpi të vjetra në ishullin Gokçeada dhe mbi 30 persona kanë marrë lëndime të lehta dhe janë shtruar në spital./tetovanews.info








Njihuni me ministren provokuese

by Shkupi Press  |  in Top Lajm at  2:31 PM

Njihuni me ministren e Jashtme të Republikës së vetëshpallur të Luhanskut. Irina Filatovas i është dhënë posti i ministres në rajonin e Ukrainës lindore, ku nacionalistët rusë janë përpjekur të krijojnë shtete të pavarura nga Kievi. 
Caktimi i saj vjen pas Natalia Voroninas, e cila është deklaruar së fundmi si Ministre e Kulturës në Republikën e Donetskut, një shtet tjetër i vetëshpallur në lindje të vendit. Megjithatë, zonjusha Voronia duket se është përpjekur ta rregullojë paraqitjen, kurse zonjusha Filatova duket më pak e shqetësuar. 
Thuajse nuk ka ditë që ajo mos të postojë fotografi të vetat nga jeta e saj e mëparshme, para se të ngrihej në lartësi politike të shtetit të ri. 
Faqja e Filatovas në rrjetin social rus, “VKontakte”, i ka mirëpritur përdoruesit me një foto profili të ministres së Jashtme,  e cila ka veshur një kostum plazhi dhe mban një birrë në dorën e djathtë. Edhe nëse llogaria është e rreme, fotografitë nuk duken të tilla. 
Një foto e saj e tregon se ajo është duke folur në një nga konferencat për shtyp në Republikën Popullore të Luganskut. Dy gratë e emëruara duket se po ndjekin gjurmët e Natalia Poklonskaya, Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Krimesë. 





Erëza Halimi, Preshevarja në ngjyrat e flamurit kuq e zi në Rumani

by Shkupi Press  |  in Kultura at  2:21 PM

Në Edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar për Fëmijë , “Ti Amo”,  në Onesti të Rumanisë, nuk kanë munguar ngjyrat e flamurit tonë kombëtar kuq e zi.
11 vjeçarja Erëza Halimi ka qënë shqiptarja nga lugina e Preshevës e cila është përfaqësuar në këtë eveniment  me flamurin tonë kombëtar.
Në edicion e 19-të të këtij festivali, talenti nga Presheva është prezantuar me këngën  ‘Festivali”. Skënder Halimi i jati dhe njëkohësisht producenti i saj, është shprehur për mediat në Kosovë se “ këngëtarja nga Presheva, është ballafaquar denjësisht me të të gjithë konkurentët e këtij festivali, dhe është kandidatja potenciale për ta fituar atë”.
Në këtë Festival 4 ditor, i cili ka nisur në datë 21 maj, marrin pjesë 26 Shtete të përfaqësuar nga fëmijët. Finalja e tij mbahet sonte në mbrëmje

.

Shënime për intelektualin – Nga Gani Bobi (1943 - 1995)

by Shkupi Press  |  in Kultura at  2:15 PM

I.

I.1. Nocioni i intelektualit po bëhet gjithnjë e më i papërdorshëm nga përdorimi gjithnjë e më i pamenduar, jo kritik e jo konsistent i tij. Mbizotërimi i një lloj voluntarizmi e arbitrariteti intelektual po e rrezikon qenësisht jo vetëm veprimtarinë intelektuale, por edhe anën tjetër të kësaj veprimtarie – mendimin kritik e teorik për të. Së këndejmi, që në nismë të kësaj përpjekjeje për të nxitur diskutimin për intelektualin, po e formulojmë obligimin parësor të tij:
Intelektuali duhet:
1)    të dijë për vete (të jetë i vetëdijshëm) se është intelektual,
2)    të dijë se ç‘është (në kuptimin historik, filozofik, kulturor, etj.) intelektuali dhe
3)    të jetë i aftë për ta parë veten brenda horizontit (vështrimit) të tij për intelektualin.

I.2. Gjatë mbizotërimit të një veprimtarie jointelektuale obligimi (i trefishtë) i intelektualit, siç u formulua në mënyrë të prerë më sipër, ka shumë të ngjarë të interpretohet si një ders cinik e kërcënim skllavërues për intelektualin, si një cënim flagrant i lirisë dhe të drejtave të tij, apo mbase edhe si përpjekje e pacipë për të njollosur e për ta nëpërkëmbur katërcipërisht veprimtarinë intelektuale. Porse, të thuhet që tashti: obligimi i tillë i intelektualit nuk duhet të kuptohet fare si ndonjë imponim i jashtëm i tij, as si detyrim moral, as dhe si askezë e çfarëdo lloji qoftë, por si shprehje (moment konstitutiv) i vullnetit (dashjes mendore) të tij.
Obligimi i intelektualit si dashje mendore për të vetëkufizuar (vetëzotëruar, vetëformuar, vetëpërcaktuar) gjithë atë që është e papërkufizuar (e patrajtë, arbitrare, voluntariste) në të, është manifestimi më i plotë i të qenit të tij si intelektual dhe si njeri, meqë të vetëfrenosh gjithë atë që ende nuk e ke arritur, siç thonë filozofët, “masën e vet si masë objektive për veten dhe për tjetrin”, do të thotë të shndërrosh njëkohësisht (në vetvete dhe përmes vetvetes) animalen në njerëzore. Ky vetëkufizim që është njëkohësisht shndërrim i animales në njerëzore, paraqet dimensionin më të thellë dhe më të rëndësishëm të lirisë si vetëçlirim (të vetëdijes si vetëdijesim).

I.3. Nga kjo pikëpamje mund të kuptohet përkufizimi i intelektualit si “vetëdije dhe ndërgjegje e kohës”. Sartri në një rast më pat thënë se e gjithë historia e kulturës nuk është kurrgjë tjetër veçse “rrugë e arritjes së vetëdijes për veten dhe për botën në të cilën jetojmë”. Mirëpo, arritja e vetëdijes për veten dhe për botën në të cilën jetojmë është e pamundshme pa “organin më intim” – ndërgjegjen, që na bën të njohim vetveten në tjetrin dhe ta njohim tjetrin në vetveten tonë, që na shtyn të veprojmë sipas njerëzisë së njeriut.
Intelektuali, së këndejmi, nuk mund të jetë indiferent për gjithë atë që ndodh në veten e tij, në tjetrin, në botën që jeton. Është fjala për të qenit e ndërsjellë dhe të pandashëm: “Njeriu është thellësi e mirëfilltë, horizont dhe vetësi e njeriut”. Duke u bërë intelektuali vetësi e botës, e bota vetësi e tij, ai bëhet njëkohësisht vetëdije dhe ndërgjegje e kohës, e shoqërisë dhe e botës në të cilën jeton. Duke e njohur veten e vet si intelektual dhe duke e parë njëkohësisht veten e tij brenda vështrimit të vet për intelektualin, intelektuali arrin t’i shpëtojë postit të akuzuesit, të gjykatësit e të “super-intelektualit”, prej nga demonstrohet, jo madhështia, por vogëlsia, jo superioriteti, por inferioriteti intelektual.
Prandaj:
intelektualin nuk e robëron obligimi i tij si intelektual, por pikërisht ky obligim është ai që e çliron atë nga animaliteti, arbitrariteti, voluntarizmi – jointelektualiteti i tij.

II

II.1. Do të ishte (vetë)mashtrim sikur një kategori shumë e ndërlikuar dhe në esencë kontradiktore, siç është intelektuali, të shihej përfundimisht e sqaruar përmes formulës:intelektuali – vetëdije dhe ndërgjegje e kohës, aq më parë kur dihet se çështja e vetëdijes për vete dhe e vetëdijes për tjetrin si intelektual është e lidhur ngushtë me çështjen e përkufizimit të intelektualit.

II.2. Ka autorë seriozë që na tërheqin vërejtjen se çështja e përkufizimit të intelektualit është një çështje shumë komplekse dhe e vështirë. Edgard Morini, bie fjala, në një shkrim të tij për misionin e intelektualit, vë këtë mendim të Konradit si moto: “Intelektualë të Lindjes dhe të Perëndimit, që të gjithë e kemi tradhtuar obligimin tonë: nuk kemi arritur të shpjegojmë mirëfilli as kapitalizmin shtetëror, as socializmin shtetëror, as esencën e inteligjencisë”.
Nga një konstatim i tillë imponohen pyetjet: (1) a është ajo që bën intelektuali e njëjta ajo që e përkufizon atë si intelektual, përkatësisht a janë intelektualë ata që nuk e kryejnë (“e tradhtojnë”) obligimin e tyre dhe (2) a mund t’u vihet një obligim (mision) kaq i lartë intelektualëve (“shpjegimi i vërtetë” i socializmit, kapitalizmit, esencës së inteligjencisë, etj.) si kusht i domosdoshëm i të qenit të tyre si intelektualë?
Pyetjet e këtilla nuk mjafton vetëm të bëhen. Përveç përgjigjeve që implikojnë në vete ato, është e nevojshme të thuhet nëmënyrë eksplicite: çështja e përkufizimit të intelektualit në thelb është çështje e përkufizimit të obligimit të tij. Nuk mund të bëhet fjalë për atë se ç‘është intelektuali, pa thënë njëkohësisht se çfarë duhet të bëjë ai. Për këtë na bindin një varg autorësh. Këtë në një mënyrë po e dëshmon edhe diskutimi ynë për intelektualin.

II.3. Nga autorët që i konsiderojnë të pamjaftueshme kriteret e të mangëta teoritë për intelektualindhe angazhimin shoqëror të tij duke u nisur nga kualifikimet shkollore, nga diplomat e titujt e arritur etj., është edhe filozofi zagrebas Gajo Petroviç. Për të, për të përkufizuar intelektualin, nuk mjafton asfarë diplome e dëshmie shkollore, kurrfarë titulli akademik e profesional, as edhe vetëm arritja e ruajtja e njohurive të caktuara, bashkë me aftësinë e zbatimit të tyre në praktikë.
Një përkufizim universal për intelektualin, që i qëndron kohës dhe hapësirës, mund të bëhet duke e nisur pikërisht nga obligimi i tij. E, obligimi i intelektualit, sipas Gajo Petroviçi, është – të bëhet mendimtar, ose shprehimisht: “Përgjegjësia e intelektualit është që të bëhet mendimtar”. Për çfarë mendimtari është fjala? Për mendimtarin e mirëfilltë që “është njëmend mendimtar nëse e mendon atë qenësoren: kuptimin e të qenit të njeriut në botë”. Mendimi për kuptimin e të qenit të njeriut në botë mund të fillojë, sipas këtij autori, nga filozofia, sociologjia, shkencat natyrore, arti, arsyeja e shëndoshë, jeta e përditshme.
Së këndejmi, intelektual është secili që është në gjendje të mendojë për atë që është qenësore (“kuptimi i të qenit të njeriut në botë”), pa marrë parasysh a ka kryer ndonjë shkollë të caktuar, a është akademik apo shitës i luleve, domethënë pa marrë parasysh çfarë është vokacioni profesional i tij. Mirëpo, ç‘do të thotë të mendosh “kuptimin e të qenit të njeriut në botë”? Nga pikëpamja e Petroviçit për intelektualin, mund të nxirret kjo përgjegje: të jesh frymë kritike e kreative që depërton në qenësoren e ekzistueses, jo vetëm për ta përshkruar e paraqitur atë, por për ta menduar njëkohësisht ndryshimin e saj, për të bashkëvepruar për krijimin e të resë.

II.4. Duke iu përgjigjur pyetjes se a është ajo që e bën intelektuali e njëjta ajo që e përkufizon atë si intelektual, arritëm te përgjegja se ajo që e përkufizon intelektualin dhe ajo që duhet të bëjë intelektuali është: të mendojë qenësisht për qenësoren (të jetë frymë kritike e kreative). Porse, siç mund të dalë nga ajo që u tha më sipër, nuk mund të mendosh qenësisht për qenësoren, prandaj dhe as të bëhesh frymë kritike e kreative, nëse nuk bëhesh njëkohësisht edhe vetëdije dhe ndërgjegje e kohës.


III

III.1. T’i kthehemi tashti pyetjes tjetër; a mund t’i vihet një obligim (mision) kaq i lartë intelektualit (të mendojë qenësisht për qenësoren, të bëhet frymë kritike e kreative dhe të jetë vetëdije e ndërgjegje e kohës) si kusht i domosdoshëm i të qenit të tij si intelektual? Mos po fetishizohet çështja e intelektualit duke i përcaktuar atij obligime të cilat nuk është në gjendje t’i kryejë shumica dërmuese e intelektualëve, apo dhe asnjëri, po të merret si i saktë konstatimi i Konradit (“Intelektualë të Lindjes dhe të Perëndimit, që të gjithë ne e kemi tradhtuar obligimin tonë”)? A thua insistimi në mendimin qenësor për kuptimin e të qenit të njeriut në botë është njëlloj deklamimi i zbrazët (universalizmi humanist abstrakt) për t’i ikur përgjegjësisë konkrete, veprimit në të veçantën, me përmbajtje të veçantë, me qëllim të veçantë dhe përmes veçantisë së intelektualit? Dhe, së fundi, a mund të flitet për intelektualin në mjedisin tonë shoqëror e kulturor, po të merrej për bazë një përkufizim i tillë (universal) i intelektualit?

III.2. Përgjegja në këto pyetje na shpie te ajo që Sartri  e pat quajtur “kundërthënie komplementare” e që përafërsisht të njëjtën gjë Morini do ta quajë më vonë polarizim i kundërthënshëm, bipolarizim”! Intelektuali, më një anë, prodhon mite e ideologji me qëllime kulturore, shoqërore e politike dhe, në anën tjetër, i kritikon ato. Porse, ai, duke e parë veten vetëm si frymë kritike e kreative, harron ta shohë në vetveten e tij prodhuesin e madh të miteve dhe të ideologjive që ia ka vënë vetes për detyrë t’i kritikojë. Për më tepër, do të thoshte Morini, e ka shumë të vështirë ta shohë ideologjinë e fshehur nën kritikën e vet. “Intelektuali kryen dy funksione antinomike – kritike e mitologjike. E preokupojnë njësoj idetë abstrakte e konkrete, gjithënjerëzore e shoqërore, idetë që sundojnë dhe idetë që shërbejnë, idetë që vlejnë çdo gjë dhe idetë që nuk vlejnë asgjë”.

III.3. Ndërkaq, funksionin e intelektualit Sartri e sheh të dalë nga kundërthënia e tij, pikërisht atëherë kur intelektuali është i shtyrë ta përjetojë e ta tejkalojë kundërthënien e vet për të gjithë. “Intelektuali” – thotë Sartri – “është i shtyrë ta bëjë për vetveten dhe, rrjedhimisht, për të gjithë vetëdijesimin”. Kësaj rruge ai arrin ta çlirojë të vërtetën nga errësimi mitik e mitologjik, nga paragjykimet, iluzionet dhe gënjeshtrat. Kësaj rruge ai arrin t’i shpëtojë edhe universalitetit abstrakt, meqë vetë kundërthënia e tij dhe “dykuptimësia e objektit të vet”, e detyrojnë intelektualin të kontestojë karakterin abstrakt të humanizmit, lirisë, barazisë, demokracisë, drejtësisë e kështu me radhë, jo me qëllim që t’i zhdukë ato, por me qëllim të plotësimit dhe të konkretizimit të tyre (Sartri: intelektuali – roje e demokracisë!).

IV

IV.1. Duke ia atribuar intelektualit sintagmat vetëdije dhe ndërgjegje e kohës, frymë kritike e kreative, mendim qenësor për qenësoren, e sintagma të ngjashme, mund të krijohet përshtypja se intelektuali e paska në dorë çelësin e kuintesencave dhe të të vërtetave definitive për njeriun dhe për botën në të cilën jeton. Nuk mund të thuhet se nuk ka autorë që e kanë vënë intelektualin edhe në këtë fron hyjnor, fron të magut dhe të perëndisë. Më së shpeshti, e me një kujdes të veçantë, të tillët këtë fron e kanë rezervuar vetëm për veten e tyre. Është fjala kryesisht për të tillët intelektualë, të cilët, të kapluar nga përndezja (histeria) egocentrike, nuk janë në gjendje t’i shohin kufijtë e njohjes së tyre dhe të shohin mosnjohjen e vet brenda asaj njohjeje.

IV.2. Duke insistuar që intelektuali t’i mendojë mirë, t’i mendojë deri në fund mendimet (veprimet) e veta, kemi insistuar njëkohësisht që ai të jetë i vetëdijshëm për mungesat e mendimeve të tij, ta ketë në dijeni se përmes mendimit të vet mund të njihet, por edhe mund të shtrembërohet realiteti. Domethënë, kemi insistuar që edhe fryma kritike e tij, nëse do të jetë njëmend frymë kritike e kreative, duhet të jetë kritike edhe ndaj vetvetes.

IV.3. Intelektuali, me fjalë të tjera, duhet të jetë i vetëdijshëm për kufijtë (mundësitë) e njohjes së tij dhe duhet të jetë po ashtu i vetëdijshëm se kufijtë e tillë nuk janë suazë e mbylljes së njohjes, por, përkundrazi, zgjerim i horizontit të saj, pasi që brenda kornizave të njohjes së vet pranon mosnjohjen dhe çështjet pezull. Të mendosh qenësisht për qenësoren, do të thotë jo vetëm të depërtosh në thelb të çështjes (fenomenit, dukurisë) për të njohur mungesat, mundësitë dhe perspektivën e zhvillimit të saj, por edhe të jesh i vetëdijshëm njëkohësisht për gollat e errëta që mbesin brenda. Shkurt: të pranosh njohjen komplekse dhe vrojtimin multiokular, do të thoshte Morini.

V

V.1. Që të shihet edhe më tutje kompleksiteti i përkufizimit të intelektualit, përkatësisht i obligimit të tij, po ndalemi kalimthi te raporti intelektuali-populli. Traditat intelektuale dëshmojnë për vrojtime të ndryshme të këtij raporti. Kështu, bie fjala, popullizmi që është një përzierje e traditave intelektuale romantike, scientiste, revolucionare e antiintelektualiste, insiston në superioritetin moral e kreativ të masave të gjera dhe krijon një besim kulti për spontanitetin dhe të vërtetën supreme të tyre. Duhet theksuar se këtij besimi i ka dhënë krah të fortë vulgata marksiste.

V.2. Angazhimi me gjithë qenien për “realitetin konkret” e kundër “abstraksioneve intelektualiste” është flamur i popullistit. I pari dhe i vetmi “realitet konkret” për popullistin është populli si fakt gjeografik e historik e kurrsesi jo si korrelat i demokracisë, anipse demokracia është një nga fjalët më të shpeshta në fjalimet e tij. Ai sikur e zbulon se njeriu është para së gjithash pasion dhe nga ky “zbulim” i tij kontestohet fare mundësia e njeriut për të menduar dhe për të vepruar përmes arsyes, përkatësisht për të menduar në saje të kategorive universale. Nuk është befasuese, së këndejmi, nxjerrja “në dritë të re” e temave anakrone kulturore për kohën, meqë një përsëritje e tillë romantike është rezultat i vetëdijes së popullistit për karakterin instrumental të saj.

V.3. Popullisti ka për qëllim jo njohjen komplekse që synon të vërtetën, por njohjen gjymtuese që synon veprimin, duke i nxitur instinktet e para dhe duke mobilizuar shtytjet afektive – irracionale. Veprimi si veprim është “e vërteta burimore” për popullistin. Nuk është fare me rëndësi se këtë “të vërtetë burimore” e karakterizon stereotipia dhe stërkeqja e energjisë krijuese!

V.4. Ambivalenca dhe hipokrizia, nevoja e brendshme e tij për t’u nënshtruar dhe për të nënshtruar, oscilimi midis trimit të çartur dhe tucit qyqar, janë vija shquese e intelektualit popullist. Qëndrimi i tij ndaj popullit është bipolar: në një anë populli ngrihet në një gjeni të gjithëdijshëm, apo në një perëndi të gjithëfuqishëm me të vërtetën e vet absolute dhe, në anën tjetër, populli zbritet në një fëmijë të retarduar që s’di të flasë e që s’di të mendojë! Barrën e rëndë e të mundimshme për të folur e për të menduar në emër të popullit (=fëmijës së retarduar) e merr popullisti. Së këndejmi, posedimi i dyfishtë bëhet krakteristikë kryesore e raportit intelektuali-populli: unë i takoj popullit, ergo populli më takon mua.

V.5. Voluntarizmi intelektual, i karakterizuar nga sinkretizmi thjeshtëzues dhe mungesa e përpjekjes (=përgjegjësisë) intelektuale, e shndërron intelektualin në një llomotitës të përndezur, të paaftë për të parë karakterin shpeshherë pervers, jo njerëzor, të dëmshëm e të rrezikshëm si dhe, gjithsesi, fodull të fjalë-fjalimeve të tija. Mirëpo, instinkti i thotë atij: “Përpara! Je në rrugë të sigurt për t’iu ngjitur shkallëve të karrierës!”

V.6. Përndezja e popullistit është shprehje e përjetimit dramatik të kundërthënies së tij e jo rrjedhojë e çlirimit nga ajo, e zgjedhjes së saj. Duke mos arritur të bëhet i vetëdijshëm për kundërthënien e vet si intelektual, përkatësisht duke mos arritur ta bëjë për vete dhe rrjedhimisht për të gjithë vetëdijesimin, pikërisht për shkak të abstenimit të tij nga përpjekja intelektuale(=obligimi i intelektualit), popullisti u dorëzohet impulseve emocionale të çastit. Veprimi i tij është shprehje e këtyre impulseve e jo rrjedhojë e synimeve racionale në shoqëri. Për të vlen ajo që Manheimi e pat quajtur me fjalë të Schillerit “demokraci e shtytjeve” (Stimmungsdemokratie) e jo “demokraci e arsyes” (Vernunftdemokratie).

V.7. Popullisti është, si të thuhet, i pazëvendësueshëm për ta magjepsur popullin, për ta emocionuar atë, për të fashitur aspiratat e tij. Shkurt: për ta futur në vorbull dhe për ta homogjenizuar atë në rrafshe gjithnjë e më të ulëta të regresionit. Së këndejmi do parë, herë logorinë (=vajtim i zëshëm me fjalë e me ofshamë) e herë gëzimin e shfrenuar për popullin dhe fatin e tij. Kështu, përjetimi halucinant i situatës është i pashmangshëm e perceptimi real i saj bëhet i pamundshëm. Kjo ndodh veçmas atëherë kur popullit i janë marrë qëllimet (Sartri do të thoshte: i janë vjedhur) nga sistemi.

V.8. Obligimi i intelektualit nuk është, prandaj, magjepsja e popullit, futja e emocioneve dhe e konfuzitetit në të. Obligim i intelektualit është të dijë e të parashikojë për të vepruar, për të qenë pjesëmarrës i zbulimit dhe i realizimit të qëllimeve që i janë rrëmbyer popullit, pjesëmarrës i krijimit të një praxisi koherent dhe të vetëdijshëm për të gjithë dhe pjesëmarrës i krijimit të një përgjegjësie në rrafsh të historisë. Kjo nënkupton edhe përpjekjen intelektuale për të nxjerrë në dritë të vërtetë të gjithë ata intelektualë të rremë dhe jo intelektualë që duan të afirmohen, të arrijnë kapital e të ndërtojnë karrierë mbi fatkeqësinë e popullit./fjalareview


Aksion në fshatrat e Sarajit, kapet drogë marijuanë (Video)

by Shkupi Press  |  in Maqedoni at  1:52 PM

Rreth 9 kilogram drogë të llojit marijuanë është konfiskuar gjatë aksionit të djeshëm policor në fshatrat Gllumovë dhe Gërçec të Sarajit të Shkupit. Sipas MPB-së ky aksion është pjesë e operacionit "Rrjeta" kundër trafikimit të drogës.
Sipas informatave të mara nga Press24 nga burime të policisë, droga është konfiskuar nga dy persona nga fshati Gllumovë-Shkup.

Droga është konfiskuar gjatë transportit tek pagesa rrugore tek Milladinovci.
Mesiguri, përpos ketyre dy personave, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, janë arrestuar edhe të tjerë.

Nga policia konfirmojnë se ka patur aksion për konfiskim të marihuanës, por nuk japin detaje. (INA)

Taylor Swift: Jam tërheqëse vetëm me buzëkuq (FOTO&VIDEO)

by Shkupi Press  |  in Showbiz at  1:32 PM

Taylor Swift është shprehur se pa përdorimin e make-up-it ajo ndihet mjaft keq, e më në veçanti duket më tërheqëse me një buzëkuq. Këngëtarja e njohur amerikane, ka zbuluar se nuk ka mundur dot të shmangë asnjëherë buzëkuqin, ndërsa nuk ndjehet atraktive pa përdorimin e tualetit. “Unë mendoj se ndihem më keq, fytyra më shfaqet më keq pa buzëkuq. Kjo është arsyeja racionale prapa kësaj”, – ka deklaruar Swift.






Proudly Powered by Blogger.