Qeveria e Serbisë ka vendosur të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit, për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit.
Qeveria, përmes një letre dërguar qeverisë ruse, Komisionit Evropian dhe qeverisë sllovene, i ka kërkuar ndihmë humanitare dhe teknike pas pasojave rrënuese që kanë lënë pas përmbytjet.
Qeveria urdhëroi Drejtorinë e Rezervave të mallrave, që të fillojnë të shpërndajnë në zonat më të prekura nga përmbytjet, nga një ton misër si ushqim.
Ndërsa sot pritet që shtabi serb për situata të jashtëzakonshme të mbajë sot një seancë për të shqyrtuar situatën të shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, seancë e cila do të kryesohet nga kryeministri Aleksandër Vucic, që është edhe shefi i shtabit. Fillimisht gjendja e jashtëzakonshme u shpall në vetëm 16 komuna por më pas kryeministri e shpalli atë për të gjithë vendin.
Sot është shënuar zyrtarisht edhe viktima e parë nga përmbytjet, në kryeqytetin Beograd. Sipas autoriteteve, vetëm në Beograd ka rënë 55 litra ujë në një metër katror, që është sa edhe mesatare mujore e reshjeve. Sot është bërë thirrje që transporti hekurudhor të pushojë përkohësisht ndërsa qytetarëve i është bërë thirrje që të mos përdorin automjetet e tyre për shkak të ujit nëpër rrugë.
Edhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për një kohë të pacaktuar, derisa situata të normalizohet. Në disa qarqe si Kollubarski dhe Macvanski, ka nisur evakuimi i banorëve ndërsa e përmbytur tani është edhe një pjesë e magjistrales së Ibrit.